Posts

Showing posts from October, 2025

“Multi-milioneri, ish komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit” – Akuzat e forta të Kurtit për Sami Lushtakun

Image
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka qenë në Skenderaj për të takuar qytetarët, bashkë me kandidatin e VV-së për kryetar të Skenderajt, Hysni Mehanin. Në lidhje me këtë takim, Kurti përmes një postimi në Facebook ka “shfrytëzuar rastin” të sulmoj me akuza të forta, kandidatin për kryetar nga PDK, Sami Lushtakun. Ai atë e ka quajtur “multi-milioner, ish komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit”. “Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, ka shkruar Kurti. Ai për Hysni Mehanin ka thënë se është aktivist i devotshëm e asamblist tejet aktiv. “Ai është mundësia e juaj dhe garancia jonë që nevojat e kërkesat e qytetarëve plotësohen k...