BE “gati për luftë tregtare” me SHBA-në: Do t’i sulmojmë shërbimet online
Bashkimi Evropian është “gati për një luftë tregtare” me SHBA-në dhe ka në plan të “sulmojë shërbimet online” në përgjigje të tarifave të reja nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, ka njoftuar një zëdhënëse e qeverisë franceze. “Ne jemi mjaft të sigurt se me të vërtetë do të dëshmojmë një ndikim negativ në prodhim”, tha Sophie Primas, duke shprehur shqetësim të veçantë për ndikimin e fortë në prodhimin e verës dhe pijeve alkoolike. “Ne kemi gamën e plotë të mjeteve dhe jemi gati për këtë luftë tregtare dhe pastaj do të shohim se si mund ta mbështesim prodhimin tonë industrial”, theksoi zëdhënësja. Primas tha se Trump beson se ai është “mjeshtër i botës” dhe se qasja e tij është “një qëndrim imperialist që e kemi harruar disi”, por që po kthehet, shkruajnë mediat e huaja Ndryshe, Trump shpalli “Ditën e Çlirimit”, kur njoftoi tarifa të larta pothuajse në të gjithë botën, duke përfshirë 20% për importet nga Bashkimi Evropian.