Posts

“Multi-milioneri, ish komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit” – Akuzat e forta të Kurtit për Sami Lushtakun

Image
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka qenë në Skenderaj për të takuar qytetarët, bashkë me kandidatin e VV-së për kryetar të Skenderajt, Hysni Mehanin. Në lidhje me këtë takim, Kurti përmes një postimi në Facebook ka “shfrytëzuar rastin” të sulmoj me akuza të forta, kandidatin për kryetar nga PDK, Sami Lushtakun. Ai atë e ka quajtur “multi-milioner, ish komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit”. “Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, ka shkruar Kurti. Ai për Hysni Mehanin ka thënë se është aktivist i devotshëm e asamblist tejet aktiv. “Ai është mundësia e juaj dhe garancia jonë që nevojat e kërkesat e qytetarëve plotësohen k...

BE “gati për luftë tregtare” me SHBA-në: Do t’i sulmojmë shërbimet online

  Bashkimi Evropian është “gati për një luftë tregtare” me SHBA-në dhe ka në plan të “sulmojë shërbimet online” në përgjigje të tarifave të reja nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, ka njoftuar një zëdhënëse e qeverisë franceze. “Ne jemi mjaft të sigurt se me të vërtetë do të dëshmojmë një ndikim negativ në prodhim”, tha Sophie Primas, duke shprehur shqetësim të veçantë për ndikimin e fortë në prodhimin e verës dhe pijeve alkoolike. “Ne kemi gamën e plotë të mjeteve dhe jemi gati për këtë luftë tregtare dhe pastaj do të shohim se si mund ta mbështesim prodhimin tonë industrial”, theksoi zëdhënësja. Primas tha se Trump beson se ai është “mjeshtër i botës” dhe se qasja e tij është “një qëndrim imperialist që e kemi harruar disi”, por që po kthehet, shkruajnë  mediat e huaja  Ndryshe, Trump shpalli “Ditën e Çlirimit”, kur njoftoi tarifa të larta pothuajse në të gjithë botën, duke përfshirë 20% për importet nga Bashkimi Evropian.